Maqedoni
Sarajevë, Palmer takoi Zaevin, shprehen optimistë për marrjen e datës
08.05.2019 19:13
Në vigjilje të hapjes së Asamblesë së përgjithshme të BERZH-it në Sarajevë...

Në vigjilje të hapjes së Asamblesë së përgjithshme të BERZH-it në Sarajevë, kryeministri Zoran Zaev zhvilloi një takim me zëvendës-ndihmës-sekretarin amerikan, Methju Palmer.
Palmer ka theksuar rëndësinë që Maqedonia e Veriut të marrë datë për bisedime me BE-në, duke u shprehur optimist, sidomos për shkak të faktit që Maqedonia e Veriut tregoi se është shembull me nënshkrimin dhe realizimin e Marrëveshjes së Prespës.
“Zgjedhjet presidenciale të zbatuara me sukses e dërgojnë shtetin në drejtim të duhur dhe i lehtësojnë angazhimet për marrje të datës për bisedime me Bashkimin Evropian”,- theksoi Palmer në takim. Treguam se kemi kapacitet t’i zgjidhim çështjet e vështira, tani jemi të fokusuar në të ardhmen dhe rritjen ekonomike të vendit. Me 12 ratifikime të protokollit për anëtarësimin tonë në NATO tashmë ndjehen efektet pozitive dhe inkurajimi për investime të reja. Për ne është shumë e rëndësishme që Bashkimi Evropian të na japë datë për negociata në qershor, që ta realizojmë ëndrrën evropiane të shumë gjeneratave të qytetarëve tanë”,- theksoi kryeministri Zaev.
Edhe kryeministrja, Ana Bernabiç, është takuar me zëvendës-ndihmës-sekretarin e shtetit, Palmer, në fokus të bisedës ishte dialogu me Kosovën.
