Maqedoni

Skadoi marrëveshja me OKTA-n, metodologjia e re pret firmën e presidentit të ri

08.05.2019 19:37

Sot skadoi marrëveshja me OKTA-n, përmes të cilës formohej çmimi i derivateve të naftës në vend...

Çmimi i  naftës dhe derivateve të saj tani do të caktohet përmes metodologjisë dhe rregullave të reja të përcaktuara drejtpërdrejt nga KRRE.

Kjo në fakt përbën problem, pasi metodologjia e re e përllogaritjes së çmimeve ende nuk kanë hyrë në fuqi, pasi, edhe pse Kuvendi i ka miratuar, metodologjia është pjesë e ligjeve të cilat presidenti në largim Ivanov refuzonte t’i dekretojë.

Deri sot, çmimet e derivateve janë formuar në bazë të dispozitave të paraparë nga Aneksi D i marrëveshjes me OKTA-n, ku si faktor kyç merrej parasysh çmimi në bursat botërore dhe kursi i këmbimit mes dollarit dhe euros. 

Vendimet për çmime të reja të naftës do të duhen të publikohen më 13 maj. Ende është e paqartë se me çfarë metodologjie do të përllogariten të njëjtat.

Për këtë pritet firma e presidentit. Presidenti i zgjedhur, Pendarovski, ka paralajmëruar se që ditën e parë do të dekretojë të gjitha ligjet e kthyera nga paraardhësi i tij.