GREQI
Samaras: Deri në vitin 2020 në Greqi do të hapen 770 vende të reja të punës
02.09.2014 10:29
Kryeministri i Greqisë, Andonis Samaras premtoi ulje të papunësisë në Greqi, duke shfaqur bindje se deri në vitin 2020 do të hapen 770 mijë vende të reja të punës......

"Papunësia është armiku më i madh sepse i shkatërron ëndrrat e të rinjve", deklaroi Samras gjatë takimit me këshillin qeveritar për punësim.
"Për herë të parë në 24 tremujorët e fundit ekziston parashikimi për rritje të BPV-së dhe parashikojmë 770 mijë vende të reja të punës deri në vitin 2020", shtoi kryeminsitri grek.
Papunësia në Greqi, në maj është ulur në 27,2 për qind, po ajo edhe më tej është dyfish më lart në krahasim me mesataren e majit në eurozonë prej 11,6 për qind.
