9 maji – Dita e Europës, Zhbogar: Të unifikoheni drejt Europës
Ambasadori i BE-së në vend Samuel Zhbogar ka ftuar politikanët e vendit në unitet.....

Ambasadori i BE-së në vend Samuel Zhbogar ka ftuar politikanët e vendit në unitet drejt arritjes së synimeve eurointegruese. Në shënimin e ditës së Europës në Shkup, Zhbogar nuk konfimroi çeljen e bisedimeve në qershor, por tha se Maqedonia ka argument të fuqishëm për ti treguar Europës drejt këtij procesi.
“Tanimë është koha që politikanët dhe partitë politike të lënë anash ndasitë. Është koha të dëshmojnë unitet për arritjen e synimeve dhe të intensifikojnë punën, fillimisht të nisin bisedimet për anëtarësim dhe e dyta të shpiejnë para bisedimet. Ky është premtimi i gjitha partive në parlament si dhe pritja e qytetarëve. Ne do t’u mbështesim në këtë proces. Sot nuk mund të paralajmërojë hapjen e bisedimeve në qershor, përderisa ky është vendim i vendeve anëtare, por ju keni rast të fuqishëm dhe bindës ti dëshmoni Europës.” – tha Ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar.
OSMANI: TË GJITHË TI BASHKANGJITEN PROCESIT INTEGRUES
Zëvendës kryeministri për çështje europiane, Bujar Osmani tha se shansi drejt Europës nuk duhet lëshuar. Ai ftoi gjithë aktorët kyç në vend që të angazhohen në këtë drejtim duke pritur në fund edhe shpërblimin nga Europa.
“Përkushtimet nga të gjitha anët janë që të kompletohet me sukses procesi i integrimeve. Do të vazhdojmë me reformat në sferat kyçe, s’ka arsyetime nga ana jonë. Ky është shansi i jetës që s’duhet ta humbasim. Liderët politik dhe politikanët, administrata, shoqëria civile, akademikët do të duhet të punojnë së bashku që të arrijmë qëllimin tonë të gjeneratës. Pritjet tona janë të qarta dhe ne kemi ecur para me hapa të mëdhenjë drejt Unionit dhe ne presim që unioni do të vijë më afër nesh me vendimin për të hapur bisedimet në qershor këtë vit.” – u shpreh Zv.Kryeministri për çështje Europiane, Bujar Osmani.
PENDAROVSKI: SYNIMI IM ËSHTË ANËTARËSIMI NË BE
Edhe synimi i presidentit të posazgjedhur Stevo Pendarovski do të jetë anëtarësimi i vendit në BE.
“Synimi im kryesor si president në pesë vitet e ardhshme do të jetë pa dyshim që së bashku me këtë apo ndonjë qeveri tjetër të jemi anëtare e plotë e BE-së dhe NATO-s. Para se gjithash do të kisha dashur të jem bashkuesi i kombit që shumë keq ishte ndarë në të kaluarën. Nga dita e parë në zyrë do të punojë me opozitën, OJQ-të, mediat, ekspertë, gjithsecilin që në mendjet e tyre kanë synimet europiane që një ditë të jemi anëtarë të plotë të BE-së.” – deklaroi presidenti i ri i vendit, Stevo Pendarovski.
Unioni i cili është në prag të zgjedhjeve parlamentare, sot shënon Ditën e Europës pasi në vitin 1950 Robert Shuman dha propozimin për formimin e një Europe të organizuar, që sot njihet si Bashkim Europian. (Meral Ismaili, TVM2)
