TURQI-QIPRO
Erdogani kërkoi marrëveshje të dy shteteve të Qipros
02.09.2014 11:13
Qiproja është ndarë prej vitit 1974, prej se Turqia e okupoi pjesën veriore të ishullit.......

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan gjatë vizitës në Qipron veriore deklaroi se Turqia do të pranojë marrëveshje për bashkim të Qipros vetëm nëse sipas tij turqit qipriotë pranohen si partner i tillë në federatë me pjesën greke ndërkombëtare të pranuar të Qipros.
Vizita e Erdoganit në Qipro është udhëtimi i parë jashtë shtetit prej se javën e kaluar zyrtarisht e ndërmori funksionin si president i Turqisë. Qiproja është ndarë prej vitit 1974, prej se Turqia e okupoi pjesën veriore të ishullit.
