Maqedoni

Unioni i Shoqatave të Infermierëve: 100 infermierë lanë shëndetësinë publike në 2018

09.05.2019 18:26

100 infermierë vitin e fundit janë larguar nga shëndetësia publike, një pjesë e tyre karrierën e kanë vazhduar në vendet e Europës...

100 infermierë vitin e fundit janë larguar nga shëndetësia publike, një pjesë e tyre karrierën e kanë vazhduar në vendet e Europës, ndërsa të tjerët për pagë më të lartë punojnë në spitalet private të vendit.
 
Përveç të rinjve, nga vendi po largohen edhe infermierët më të moshuar, bëhet fjalë për personel të trajnuar që kanë punuar në repartet e kujdesit intensiv, që është i nevojshëm specializim i lartë si dhe infermierët kryesorë që për të njëjtët duhet më shumë kohë për trajnim. 
 
“Posaçërisht brengosës është largimi i infermiere kryesore ku ngarkesa është shumë e madhe. Ne kemi institucione ku programet operative ndërpriten  për shkak të mungesës së infermiereve kryesore dhe kjo prodhon pasojë për pacientët. Që të aftësohet një infermiere kryesore nevojiten 6 muaj, ndërkaq për të punuar si e pavarur i nevojitet po aq kohë”,- tha kryetarja e Unionit të Shoqatave të Infermierëve, Gordana Beshlioska.
 
Edhe infermierët që punojnë në ordinanca private përballen me probleme. Edhe pse me ligj pas mbylljes së ordinancave për shkak të pensionimit të mjekëve atyre u mundësohet që të kthehen në shëndetësinë publike, rreth 50 prej tyre janë akoma pa punë, ndërkaq deri në fund të verës pritet që të mbeten edhe 10 infermiere pa punë.
 
“Nuk është problem që ato të kthehen në sektorin publik. Duam ta hapim çështjen për të gjitha ata që janë në ambulancat private lidhur me kornizën e marrëveshjeve mbi bazën e së cilave ata në mënyrë të unifikuar do t’i nënshkruanin kontratat e punës. Duam që t’i tejkalojmë të gjitha parregullsitë me të cilat përballen dhe në veçanti  kur u është prekur dinjiteti në disa ordinanca lidhur me orarin e punës, pagës, pushimit vjetor dhe të gjitha obligimeve për punë”,- tha kryetarja e Unionit të Shoqatave të Infermierëve, Gordana Beshlioska.
 
Unioni i Shoqatave të infermierëve, akusherëve dhe teknikëve shpresojnë në miratimin e ligjit për profesionin e tyre, pasi që tani ata ushtrojnë veprimtarinë e tyre pa ligj adekuat, nuk kanë as përshkrim të obligimeve të vendit të punës të cilat duhet t’i përmbushin.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI