Trafikimi me drogë, MPB aksion policor në disa lokacione në Shkup

10.05.2019 10:26

Policia mbrëmë ka zbatuar aksion në shumë lokacione të Shkupit...

Policia mbrëmë ka zbatuar aksion në shumë lokacione të Shkupit për shuarjen e trafikimit me drogë.

Në këtë aksion janë bastisur shumë lokacione dhe shtëpi në Gazi Babë, Haraçinë dhe Hasanbeg, ndërsa flitet edhe për persona të arrestuar.

Raportohet për 8 persona të ndaluar nga policia. Pritet që më shumë detaje për aksionin, MPB t’i kumtoi gjatë ditës.