Takimi për PSP-në, përpjekje e re e palëve për dakordim

10.05.2019 11:07

Grupet punuese pushtet–opozitë sot pritet të realizojnë takimin e radhës, si përpjekje e re për t’u dakorduar lidhur me punën dhe statusin e Prokurorisë Speciale Publike...

Në takimin e fundit të mbajtur para dy ditëve, palët nuk arritën përafrim qëndrimesh në pjesën e bisedimeve.

VMRO-DPMNE ka kërkuar që të ndërpriten të gjitha procedurat e filluara nga ana e Prokurorisë Speciale Publike, të cilat i ka filluar 18 muaj pas formimit të saj, ndërsa dëshmitë për hetimet e reja, të asgjësohen.

Ajo që nuk mund të pranohet në asnjë rast nga Ministria e Drejtësisë, është futja e dispozitave, që në një farë mënyre do të nënkuptojnë amnisti të fshehur për persona të caktuar, që kanë kryer vepra penale”,- tha ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska, pas takimit me përfaqësuesin e grupit punues të VMRO-DPMNE-së, Toni Menkovskin.

Përderisa pushteti dhe opozita dakordohen për ligjin e ri, PPS ka pauzuar veprimtarinë e saj në drejtim të ngritjes së kallëzimeve penale, edhe pse ka përfunduar procedura të reja parahetimore dhe hetimore.

Palët janë dakord që PPS të mbetet organ i veçantë në kuadër të Prokurorisë Publike. Janeva tha se beson në procesin dhe se do të rreshtohet ashtu siç do ta parasheh ligji i ri. Takimi i radhës i grupit punues, tani më në format të reduktuar, është caktuar për të premten.