Pompeo: Nuk duam luftë me Iranin
Shtetet e Bashkuara kërcënuan Iranin me përgjigje “të shpejtë dhe vendimtare” në rast të ndonjë sulmi...

Shtetet e Bashkuara kërcënuan Iranin me përgjigje “të shpejtë dhe vendimtare” në rast të ndonjë sulmi, por, në të njëjtën kohë, iu bënë thirrje udhëheqësve të këtij vendi të ulen për bisedime.
“Regjimi në Teheran duhet ta kuptojë se çdo sulm i tij apo milicive të tij kundër interesave ose qytetarëve amerikanë, do të marrë përgjigje të shpejtë dhe vendimtare nga SHBA-ja”.
“Ne nuk duam luftë. Por, Irani, për 40 vjet, ka vrarë ushtarë amerikanë, ka sulmuar objekte amerikane dhe ka marrë pengje amerikane, dhe një gjë e tillë është përkujtues i vazhdueshëm se ne duhet të mbrohemi”,- tha sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.
Tensionet midis dy vendeve janë rritur edhe më shumë pasi SHBA-ja i ka vënë sanksione të reja Iranit më 8 maj, në ditën kur Teherani ka thënë se heq dorë nga disa angazhime që i parasheh marrëveshja bërthamore e vitit 2015.
