Vila Vodno, Ivanov në ditën e fundit si president i RMV-së

10.05.2019 11:17

Presidenti në largim i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov....

Presidenti në largim i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov, sot po e ushtron ditën e fundit të tij si president, ndërkohë që zyrtarisht mandati i skadon më 12 maj – të dielën, kur duhet ta lëshojë rezidencën në Vodno.

Inaugurimi i presidentit të ri, Stevo Pendarovskit, do të bëhet ditën e diel në mesditë, pasi ai ta marrë vendimin nga ana e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, me ç’rast më pas në hapësirat e Kuvendit Republikan, pritet të ndodhë edhe pranim-dorëzimi i funksionit.

Pendarovski zyrtarisht funksionin president i shtetit do ta fillojë ta ushtrojë nga mesnata e 12 majit. Presidenti në largim, Ivanov, deri më tani nuk e bëri publike se si do të veprojë me kërkesat të cilat u dorëzuan deri në presidencë për amnistinë për ngjarjet e 27 prillit.

Mbeti enigma se cilat emra janë në mesin e kërkesave për amnisti, për ish funksionarë të lartë të VMRO-DPMNE-së.