Palmer: RMV, shembull i mirë për Prishtinën dhe Beogradin

10.05.2019 11:43

Ai shfaqi shpresë se Këshilli i Evropës do të sjellë vendim për t’i hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut...

“Prishtina dhe Beogradi në zgjidhjen e problemit të Kosovës, mund të shërbejnë me shembullin e Maqedonisë së Veriut”,- ka deklaruar zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Methju Palmer.

Palmer në një intervistë për Radion “Evropa e Lirë” tha se Uashingtoni është i përkushtuar në partneritetin e tij dhe se ekzistojnë qëndrime të kundërta në rajon, por edhe se janë hapur suksese të rëndësishme.

Ai shfaqi shpresë se Këshilli i Evropës do të sjellë vendim për t’i hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut. Ai mesazhin e njëjtë e dërgoi edhe deri tek liderët e Bosnjë Hercegovinës për të marrë përgjegjësi dhe të jenë të gatshëm për kompromis por edhe për rrezik, që vetë t’i zgjidhin problemet.

Në pyetjen për ndikimin gjithnjë e më të madh të Rusisë dhe të Kinës në rajon, Methju Palmer deklaroi se rajoni është një prej prioriteteve të SHBA-së dhe ashtu do të mbetet.

“Që të mund të jemi të sigurt se vendet e Ballkanit Perëndimor mund të kundërshtojnë në këtë ndikim malinjë nga jashtë, ne duhet të sigurojmë se institucionet e tyre janë funksionale, të përgjegjshme, transparente dhe mirë të menaxhuara”,- konstatoi Methju Palmer.