AI akuzon shtetin islamik për spastrim etnik

02.09.2014 12:23

Në një raport të publikuar sot, Organizata për të Drejtat e Njeriut “Amnesty International”, ka thënë se militantët e shtetit islamik janë fajtorë për “spastrim sistematik etnik” në veri të Irakut.......

“Masakrat dhe rrëmbimet e kryera nga shteti islamik ofrojnë dëshmi se vala e spastrimit etnik kundër minoriteteve ka përfshirë Irakun Verior”- thuhet në raport.

“Amnesty International”, thekson se vetëm në fshatin Kinieh më 3 gusht dhe në Koço më 15 gusht numri i të vrarëve ka kapur disa qindra.