Ekonomi

KRRE: Për çmimet e derivateve deri në ligjin e ri tregtarët do të vendosin vetë

10.05.2019 17:51

Mandati i Komisioni Rregullator për Energjetikë përfundon të hënën, prandaj Komisioni nuk është në gjendje të formulojë çmime të reja të derivateve...

Por, nga ky Komision apelojnë që çmimet e derivateve të ngelin në kornizë të çmimeve botërore.
 
“Unë jam i sigurt se tregtarët nuk do të hyjnë në ndonjë aventurë duke rritur çmimet. Nëse e bëjnë këtë, ne do t’i marrim parasysh sjelljet e tyre derisa të miratojmë metodologjinë e re.  Unë nuk pres që do të ketë ndonjë shok-goditje të çmimeve dhe madje disa nga tregtarët më të mëdhenj tashmë kanë thënë se do të funksionojnë sipas çmimeve që janë në tregun botëror dhe se nuk do të bëjnë ndonjë tronditje”,- deklaroi kryetari i Komisionit Rregullator për Energjikë, Marko Bislimovski.
 
Ky problem ka ndodhur pasi në KRRE ka përfunduar marrëveshja për vërtetimin e çmimeve me metodologjinë e vjetër, derisa ndryshimet e fundit ligjore nuk kanë hyrë ende në fuqi.
 
Sipas drejtorit të KRRE-së, Bislomvskit, ndryshimet e reja ligjore pritet të miratohen javën e ardhshme.
 
Në pajtim me ndryshimet e reja, në vend të çdo dy jave, Komisioni do të rregullojë çmimin e karburanteve një herë në javë.
 
SEDAT SELIMI