RUSI-UKRAINË

Kievi: Rusia ka nisur luftë të madhe

02.09.2014 12:26

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Valeriy Heletey, ka akuzuar Rusinë për nisjen e një “lufte të madhe” që mund të marrë dhjetëra-mijëra jetë...

“Një luftë e madhe ka arritur në pragun tonë, luftë të cilën Evropa nuk e ka parë qysh nga Lufta e Dytë Botërore. Për fat të keq, humbjet në një luftë të tillë nuk do të maten me qindra, por me dhjetëra-mijëra”- ka shkruar ministri i Mbrojtjes i Ukrainës në “Facebook”.

Të hënën, bisedimet për zgjidhje të krizës midis zyrtarëve ukrainas, rebelëve dhe të dërguarve rusë kanë përfunduar pa ndonjë marrëveshje.

Rusia hedh poshtë vazhdimisht akuzat e Kievit dhe Perëndimit se ajo ka dërguar trupa dhe pajisje ushtarake për rebelët në lindje të Ukrainës.