Maqedoni
KSHZ çertifikon Pendarovskin për president, Pendarovski: Javën tjetër fillojë ti dekretoj ligjet
11.05.2019 14:59
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ia dorëzoi certifikatën Stevo Pendarovskit për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut....

Kryetari i KSHZ-së Oliver Derkovski publikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale me të cilën Pendarovski më 5 maj u zgjodh shef i shtetit dhe fitoi gjithsej 435.656 mijë vota, ndërsa Gordana Siljanovska-Davkova 377.446 mijë vota.
“KSHZ vëretoi se Stevo Pendarovski është zgjedhur për President i Republikës së Maqedonisë së Veriut si kandidat i cili ka fituar shumicën e votave në këto zgjedhje. Në emër të KSHZ-së ne ia urojmë fitoren dhe i dëshirojmë sukses në ushtrimin e funksionit President”, tha Oliver Derkovski krytar i KSHZ-së.
Presidenti i sapozgjedhur Pendarovski duke falimenderuar qytetarëve për besimin e dhënë, vlerësoi se këto zgjedhje ishin ndër më të pastërta që ndonjherë janë realizuar në vendin tonë dhe pramtoi se nga java e ardhshme do të filloj të dekretoj ligjet të cilët kanë mbetur të pa nënshruara nga presidenti në largim Ivanov.
“Unë do të tentojë që sa më shpejtë që mundem jatë javës së ardhshme të formoj ekipin tim juridik, sepse nuk dëshiroj të nënshkruaj qorazi. Një pjesë e atyre ligjeve i di se cilat janë, por jo dhe të tjerët, që supozojmë se janë mbi 20 ligje që janë votuar në procedur kuvendore e që presin për tu nënshkruar.Supozoj se një pjesë e ligjeve do ti nënshkruaj gjatë ditëve të para të marrjes së funskionit”, tha Stevo Pendarovski, Kryetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Nesër në mesditë Stevo Pendarovski zyrtarisht do të inaugurohet në seancë të Kuvendit, me çka edhe zyrtarisht fillonë mandatin pesëvjeçar. Sipas paralajmërimeve pas inaugurimit në villen presidenciale në Vodno, Pendarovski do të takohet edhe me kryetarin në largim Gjorgje Ivanov, ku është paraparë të bëhet pranim dorzimi i funksionit dhe takim me anëtarët e kabinetit të tij presidencial.
REXHEP QAMILI
