Maqedoni
Reformat në Gjyqësor, Maksuti: Fati i PSP-së, sa afër aq dhe larg
11.05.2019 15:32
Vazhdojnë taktizimet e subjekteve politike maqedonase për fatin e Prokurorisë Speciale Publike....

LSDM dhe VMRO-DPMNE mbesin të palëkundura në pozicionet e tyre fillestare. Derisa për pushtetin nevojitet autonomi e plotë e PSP-së në kuadër të Prokurorië së Përgjithshme Publike, VMRO-DPMNE vazhdon të këmbëngul që të ndërpiten të gjitha procedurat e filluara nga ana e Prokurorisë Speciale Publike të filluara18 muja pas formimit të saj, ndërsa dëshmitë për hetimet e reja të asgjësohen.
Ajo që nuk mund të pranohet në asnjë rast nga pushteti është futja e dispozitave që në një farë mënyre do të nënkuptojnë amnisti të fshehur për persona të caktuar që kanë kryer vepra penalembrojnë pozicionet e tyre të betonuara rreth PSP-së. Ndërsa opinion opozitar maqedonas situata politike për momentin nuk është edhe aq në favor për LSDM-në, sidomos pas rezultatit në zgjedhjet presidenciale ku VMRO-DPMNE duket më e sforcuar, dhe LSDM e ka të pamundur që të demonstrojë forcën e pushtetit. Nga këto zik-zake mes palëve në opinionin e përgjithshëm fitohet përshtypja se dakordimi për PSP-në, duket sa afër aq dhe larg.
Ekperti për çështje juridike Mersim Maksuti për TVM2 thotë që kjo po ndodh sepse të dy partitë dëshirojnë ti tregojnë “muskujt e tyre politik” në këtë dialog, duke detyruar palën tjetër që të lëshojë pe, dhe ta shpallë vetën si triumfuese.
“Prokuroria Speciale të ruajë autonominë e sajë të plotë me qëllim që të krijohet një pavarësi e plotë në gjetjen e kryersve të veprave penale pra për të gjithë ata të cilët kanë abuzuar apo keqpërdorur me pushtetin shtetëror , por edhe duhet ti rriten kompetencat e saja, me qëllim që jo vetëm ish pushtetarët, por të përfshihen edhe ato nga qeverisja aktuale, me qëllim që të ketë liri të plotë me ligj në gjetjen dhe paditjen e tyre para ligjit dhe organeve të drejtësisë”, tha Mersim Maksuti, profesor universitar.
Profesori I së drejtës kushtetuese Mersim Maksuti thotë se ajo që mund ti çojë partitë politike drejt një zgjidhjeje, është procesi euro-integrues i vendit.
“Meqë jemi në prag të përcaktimit e datës për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian, pres, dhe shpresoj që partitë politike do të mund të gjejnë një kompromis të fundit, përfundimtarë dhe të drejtë rreth ligjit mbi prokurorinë speciale”, tha Maksuti.
Nëse për PSP nuk arrihet dakordim mes palëve, nga ministria e Drejtësisë thonë se kanë siguruar 2/3 e votave për pë miratimin e ligjit edhe pa VMRO-DPMNE-në, ndërkohë që prokurorja Speciale Katica Janeva ditë më parë ka deklaruar se beson në procesin, dhe se do të rreshtohet ashtu siç do ta parasheh ligji i ri.
FITIM KRYEZIU
