Maqedoni
Ligji për për Prokurori Publike, Sheqerinska: Do gjejmë zgjidhje para vendimeve të BE-së
11.05.2019 17:03
Ministrja e mbrojtjes Radmila Sheqerinska bind se qeveria është e gatshme të negocioj me opozitën....

Ministrja e mbrojtjes Radmila Sheqerinska bind se qeveria është e gatshme të negocioj me opozitën për të përpiluar ligj më të mirë dhe më cilësor për Prokurori Publike, por asesi nuk do të negociojë me opozitën për të dobësuar ose për të vënë në pikëpyetje hetimiet e PSP-së në të ardhmen.
“Ju shihni se i udhëheqim bisedimet, jo për interesa partiake, por me qëllim që të japim përgjegje opinionit tonë se drejtësi duhet të ketë dhe se institucionet të cilët luftuan me krimin dhe korrupsionin duhet të fitojnë mandat tjetër për të vazhduar të njëjtën punë. Për fat të keq, jo aq lehtë mund të arrihet ky kompromis. Është më se evidente se opizita negocion që PPS dhe hetimet e saj për gjitha keqpërdorimet defakto të mos mund të procesuohen. Ne nuk do të pajtohemi për kompromiseve të tilla. Jemi të gatshëm për kompromise që do të thotë, ligj më të mirë dhe më cilësor, prokurori më të fuqishme dhe më shumë kontrollë mbi pushtetin egzekutiv, por asesi nuk jemi të gatshëm për të bërë komprommise me të cilat do të vënin nën tepih keqpërdorimet e vjetra ose do të dobësoj institucionin I cili hulumton punën e qeverisjen e kaluar dhe e tanishme”, tha Radmila Sheqerinska, ministre e mbrojtjes.
Edhe pse grupet e punës deri në këto momente duken se janë larg marrëveshjes, Sheqerinska shprehet optimiste se do të gjejnë gjuhë të përbashkët me opozitën për ligjin e ri për Prokurori Publike para shpalljes së vendimeve të BE-së.
“Presim se do të gjejmë zgjidhje për këtë çështje, obligimet janë të mëdha edhe për ne dhe për opozitën. Opinioni jonë nuk do të na falë nëse ndonjë parti ose politikan kërkon që PPS të ndaloj me punë. Për këtë arsyje detyra e qeverisë është që këtë çështje të çojmë deri në fund, veçanrisht në prag të shpalljes së vendimeve të BE-së”, tha Sheqerinska.
Përfaqësuesit e BE-së në disa raste kanë potencuar rëndësin e vazhdimit të mandatit të PSP-së si kusht për hapjen e bisedimeve me BE-në këtë vit.
REXHEP QAMILI
