Maqedoni

Integrimet Evropiane në perspektivat zhvillimore pushteti vendor, rol kyç për antarësimin e vendit

11.05.2019 17:34

“Integrimet Evropiane në perspektivat zhvillimore të Republikës së Maqedonisë së Veriut me theks në rajonin verilindor të vendit” ....

“Integrimet Evropiane në perspektivat zhvillimore të Republikës së Maqedonisë së Veriut me theks në rajonin verilindor të vendit” ishte tema e panel diskutimit të mbajtur në Kumanovë në organizim të Lëvizjes Evropiane në bashkëpunim me Komunën e Kumanovës. Ky aktivitet është pjesë e shënimit tradicional të 9 Majit – Ditës së Evropës. Në diskutimet e tyre panelistët theksuan rëndësinë e kryerjes së detyrave dhe reformave për fillimin e negociatave për anëtarësim të vendit në BE. Në këtë kontekst u tha se rrol kyç do të luaj edhe pushteti lokal.
 
 “Maedonia e Veriut, ka marr rrugën drejt strukturave të UE-së, ajo e ka flakur tutje pengesën e madhe që kishte të bëj me cështjen e emrit. Duhet vazhdohet me këtë rrugë që po hapëroni dhe e cila ju takon juve, gjithashtu kjo nënkupton se ju duhet të pastroni punët tuaja të shtëpisë, njëkohsisht të punoni e bashkëpunoni në mes veti si bashkësi të ndryshme etnike që jeni si dhe bashkëpunimi mes partive të mos mungoj që të jepni një pasqyrë se jeni të bashkuar. Shpresojmë dhe besojmë se vitin e ardhshëm do të festojmë e kremtojmë një etap krjetësisht të re”, theksoi mes tjerash Kristian Timonie, ambassador i Francës në RMV.
 
 “Nuk është kriter i mjaftueshëm të konstatohet që qeveria si dhe qytetarët, në rend të parë qeveria se kan bërë përpjekje të mjaftueshme dhe i kan përparuar gjërat në krahasim me që shkoi, sepse ajo është gjë e kaluar, për atë se janë përparuar gjërat BE jep lëvdata, por ky privilegj i vogël i merituar duhet të shërbej që ne të krijojmë shoqëri të së drejtës”, u shpreh  mes tjerash Muhamed Halili nga “Lëvizja Evropiane”.
 
Gjatë diskutimeve u potencua edhe rëndësia e kyçjes së organizatave joqeveritare në proceset për trasimin e rrugës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
 
FATLUM AQIFI