Maqedoni

VMRO–DPMNE ankimon vendimin e KSH –së te Gjykata Administrative

11.05.2019 17:57

VMRO-DPMNE parashtron padi në Gjykatën Administrative në Shkup, në të cilën e ankimon vendimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve....

VMRO-DPMNE parashtron padi në Gjykatën Administrative në Shkup, në të cilën e ankimon vendimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, lidhur me një parashtresë të VMRO-DPMNE-së e cila ka të bëjë me procedurën për votim për zgjedhjen e kryetarit të komunës të Komunës të Novo Sellës. 
 
VMRO-DPMNE në ankesë kërkon anulimin e votimit në vendvotimin 1789 në procedurën për zgjedhjen e kryetarit të komunës në Novo Sellë dhe votimin të përsëritet në afatin e përcaktuar ligjor të konfirmuar me Kodin Zgjedhor. Por Gjykata Administrative hodhi si të pabazë padinë e VMRO-DPMNE-së, e cila ka të bëjë me ankesën e refuzuar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
 
"Është e qartë se është shkelur kodi zgjedhor dhe është vepruar në kundërshtim  me udhëzimet  e matrialeve te besueshme zgjedhore. Është e qartë që edhe kshz  ka parë që  ka pasur parregullësi dhe për këtë arsye janë shkarkuar anëtarët e komisioneve zgjedhore në vendvotim dhe anëtarët e komisioneve komunale zgjedhore. Është faktë  se rezultatet nga votimet  në  këtë vendvotim   kanë ndikim në rezulatin përfundimtar  për kryetar të komunës në Novo Sellë. Por  dëshmia më e madhe është se në shtetin tonë  po zbatohet  inxhinieri zgjedhore nga qeveria aktuale, ndërsa shtylla e tretë e demokracisë  sistemi juridik hesht", tha Naum Stoilkovski nga VMRO-DPMNE.