Cuculi: Spanja favorit, edhe ne me shpresa
Përfaqësuesja futbollistike e Maqedonisë është grumbulluar në Valensi të Spanjës, ku prej sot do ti zhvilloj përgatitjet për ndeshjen e parë kualifikuese për evropianin e vitit 2016........

Kampioni në fuqi Spanja, është favorit absolut, por edhe ekipi ynë, me gjashtë futbollistë shqiptarë i ka synimet e veta para kësaj sfide.
Fillimisht ishte ftuar edhe Arjan Ademi, por mesfushori i Dinamo Zagrebit, shkaku i dëmtimit, edhe kësaj rradhe nuk do të mund të debutoj për reprezentacionin. Nga ana tjetër, në ekip janë Ardian Cuculi, Ezxhan Aliovski, Muhamed Demiri, Ferhan Hasani, Besart Abdurahimi dhe Agim Ibraimi.
Spanja është favorit, por edhe ne kemi çka të tregojmë, është shprehur para nisjes për në Valensi, mbrojtësi i majtë I Partizanit, Ardian Cuculi.
“Fillon një cikël i ri I kualifikimeve dhe presim që me Spanjën të tregojmë lojë të mirë. Dihet që Spanja është favorit në këtë ndeshje, por edhe ne kemi çka të tregojmë. Normalisht që nuk shkojmë me flamur të bardhë në Valensi”, tha Cuculi.
Synimet e Ardian Cuculit, para nisjes të ciklit të ri kualifikues, janë dy pozitat e para në grup, që shpiejnë drejt në EURO 2016, por pse jo edhe vendi I tretë, që shpien në balotazh.
“Tani më nuk ka ekip ose reprezentacion të dobët. Ka ekip të mirë ose të keq. Ai reprezentacion që do të bëj më pak gabime dhe do të plasohet. Shpresoj se do të jemi në fund në dy pozitat e para, por unë personalisht do të isha I kënaqur edhe nëse jemi në balotazh”, ka përfunduar Cuculi.
Maqedonia, ndeshjen e parë kualifikuese për EURO 2016, do ta zhvilloj të hënën, kundër Spanjës në Valensi, me ç`rast sfida do të nis në orën 20 e 45 minuta dhe e njejta do të transmetohet në programin tonë. (Mustafa Ademi, TVM2)
