Botë
Hong Kong, përleshje në parlament, lëndohen katër deputetë
11.05.2019 18:57
Katër deputetë janë lënduar, gjatë një përleshjeje në Parlamentin e Hong Kongut, ndërmjet deputetëve pro-qeveritar dhe atyre opozitar....

Përleshja ndodhi më 11 maj, pas një mospajtimi rreth krijimit të një komiteti të Parlament. Një ligjvënës u hodh në dysheme gjatë përleshjesh dhe më pas ai, nga lëndimet e marra u desh të bartej me barelë, për t’iu dhënë ndihma mjekësore. Një ligjvënës tjetër pësoi lëndime në krah, ndërkaq një deputete u ankua se kishte marramendje, pasi u godit në kokë.
Ky incident vjen në kohën e tensioneve në Hong Kong, për shkak të një ligji të propozuar, i cili do të mundësonte që personat e arrestuar të ekstradoheshin në territorin e Kinës. Në muajin prill, rreth 22 mijë persona kishin protestuar kundër këtij ligji – që është protesta më e madhe e organizuar në Hong Kong këtë vit.
