Botë
Tiranë, reagon ambasada amerikane: Të ndalojë dhuna
11.05.2019 21:59
Ambasada amerikane në Shqipëri ka reaguar në një deklaratë për shtyp....

Ambasada amerikane në Shqipëri ka reaguar në një deklaratë për shtyp duke kërkuar vendosjen e rendit dhe të qetësisë duke u ngarkuar përgjegjësinë drejtuesve të opozitës.
Njoftimi zyrtar:
"Ambasada e SHBA dënon dhunën e pranishme gjatë protestës së sotme. Objektivi i deklaruar i opozitës për ta bërë demokracinë e Shqipërisë më të fortë shkon kundër dhunës që është duke u ushtruar nga protestuesit. Dhuna është thelbësisht jodemokratike dhe duhet të ndalojë. Drejtuesit e protestës kanë përgjegjësinë të nxisin qetësi. Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje".
