Maqedoni

Matuarantët të interesuar për arsimin sipëror, preferojnë drejtimet deficitare

12.05.2019 14:02

Shumica e maturantëve synojnë regjistrimet në fakultete dhe vijimin e arsimit sipëror....

Maturantët që intevistuam thonë se vetëm me përfundimin e arsimit të lartë hapet perspektivë për të ardhmen e tyre në  vend.Për dallim prej viteve tjera këtë vit maturanët preferojnë që të studjojnë në drejtime deficitare në vendin tonë të cilat u mundësojnë që në të ardhmen të gjinden më lehtë në tregun  e punës dhe drejtime të cilat janë të dobishme për shoqërinë.
 
"Besoj se do bëhem mjek,shpresoj të kontriboj për vendin tim dhe ështëprofesion që kërkohet sepse shumë mjek po ikin jashtë"....
 
"Do jetë informatika sepse është drejtimi si ës ardhmes, është diçka që më pëlqen edhe mua dhe mendoj se do jetë më lehtë në të ardhmen për të gjetur punë"....
 
"Do ta përzgjedh Universitetin e Nënë Terezës, sepse ligjeratat janë në gjuhën shqipe dhe kemi edhe shoqëri më shumë atje"....
 
"Informatikën unë mendoj se kam prirje për atë lëndë dhe edhe në vendin tonë ka firma private, që kërkojnë puntorë që kanë talent dhe jo njerëz që kanë lidhje"....
 
"Dua të vazhdoj studimet në akademinë ushtarake, e kam qartë të ardhmen dhe mendoj të vazhdoj në akademinë ushtarake"....
 
"Do të perzgjedh proefsionin si dizanjere sepse moda është në kulminacion dhe ajo më pëlqen më shumë", thanë maturnatët.
 
Nxëxnësit e shkollave të mesme fillimisht do t’i nënshtrohen maturës shtetërore ku rezulatet përfundimtare pritet që të shpallen nga mesi i muajit korrik. Ndërkohë regjistrimet në Universitetet publike do fillojnë në muajin gusht.
 
FLUTURA LATIFI