Maqedoni

Prodhimet në treg akoma mbajnë çmim të lartë

12.05.2019 14:33

Pemët dhe perimet nëpër tregjet e vendit vazhdojnë të mbajnë çmim të lartë....

Qyetarët e anketuar nga TVM2 theksojnë se  edhe përkundër faktit se standardi është tejet ilartë për ta, për shkak të muajit të agjërimit janë të detyruar që në tryezë familjarëve t’u ofrojnë ushqim të begatë. 
 
"Shumë të shtrejta.. domatet janë shtrejt, krejt gjërat janë shtrejt nuk mundesh të thuash se dicka është lirë"...
 
"Tash në ramazan nuk shihet çmimi e paguajmë lirë shtrejt ,për mua janë reale"...
 
"Shtrejt specat 120 den 140"...
 
"Çmimet kanë dallim të madh prej vitit të kaluar duken më të larta.. specat, domatet, patatet", thanë blerësit.
 
Tregtarët thonë se çmimet janë të larta sepse këtë vit në treg mungojnë pemët dhe perimet e nevojshme.
 
"Këtë vit çmimet  janë më të larta se vitin e kaluar për arsye se munogon qepa patatet etj…Vitin  e  kaluar qepët ishin 30-35 den  den këtë vit 50 den"...
 
"Domatet i kemi i 50 den, çmimet janë të larta në krahasim em vitin e kaluar"...
 
"Çmimet mund të them se nuk janë edhe të lira sipas standardit tonë por tregu e bën të veten"..... 
 
"Çmimi I dredhëzave është 80  dhe 100 den  varet prej kohës nëse ka shi nuk pjekët dredhëza, ka ngapak shitje "....
 
"Çmimet janë të larta por jo dhe aq,  lakra 30 den, karrota 30 specat tash në fillim është më I lartë, vijnë duke rënë çmimet"
 
"Çmimet mund të them se nuk janë edhe të lira sipas standardit tonë por tregu e bën të veten", thanë shitësit.
 
Nga Enti i Statistikave bëjnë të ditur se çmimet janë më të larta jo vetem krahasuar me një muaj më parë, por edhe në periudhën e njejtë një vit më parë.   
 
Rritje të çmimeve janë shënuar tek pemët dhe perimet, si dhe tek prodhimet e freskëta për 5.1%, sheqeri, mjalta, cokollata për 0.8%, buka dhe drithrat për 0.5%, pijet alkoholike për 0.3%, ndërsa prodhimet e vajit për 0.2%. poashtu edhe  në transportin ajrorë Statistikat  kanë regjistruar rritje të harxhimeve mujore edhe  prej 23.5%, çmimet dukshem janë rritur edhe për derivatet e naftës, për 5.1%, gazi I amvisërisë për 2.6%. Për 1.5%  Janë regjistruar edhe çmime të larta edhe tek veshëmbathja, aranzhmanet turistike për 1.5% , ndërsa për aparatet e amvisërisë prej 1.7%.
 
Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave  zvoglim të harxhimeve në muajin prill krahasuar me mujain mars të këtij viti  janë shënuar tek prodhimet  ushqimore të thata, prodhimet e mishit, peshkut, dhe qumshtit për 0.2%, respektivisht 0.5%. Çmime më të ulta Enti i Statistikave ka shënuar edhe tek librat për 1%, si dhe prodhimet higjienike prej 0.4 %. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI