Maqedoni
Mbarëvajtja e procesit zgjedhor, KSHZ me nismë për ndryshime në Kodin Zgjedhor
12.05.2019 14:59
Zgjedhjet e fundit presidenciale dëshmuan se Kodi Zgjedhor në vend ka nevojë për reforma...

Zgjedhjet e fundit presidenciale dëshmuan se Kodi Zgjedhor në vend ka nevojë për reforma, andaj Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mendon seriozisht që së shpejti të ngre edhe një nismë për debat rreth nevojës së pajtetërsueshme të ndryshimit të Kodit Zgjedhor. Zëdhënësi i KSHZ-së Admir Shabani në “Intervistën javore” në TVM 2 thotë se për momentin ky organ po bën konsultime me bashkëpuntorët e jashtëm, ngase me tekstin aktual ligjor, është shumë vështirë të punohet dhe organizohen cikle zgjedhore.
“Është i nevojshëm një farë ndryshimi të Kodit Zgjedhor sa i për ketë mirëvajtjes së proceseve zgjedhore dhe ngritjes së interesit per paraqitjen e votuesve. Kur do të filloj KSHZ të kërkojë ndryshime të kodit zgjedhor sa po e mbaroj raportin final të këtyre zgjedhjeve. Tani më jemi duke kryer bisedime bashkëpunëtorët e KSHZ-së të cilat në vazhdimësi i përkrahin jo vetëm punën, por edhe edhe idetë për reformat të KSHZ-së të cilat mendojmë se duhen bërë për ta rregullur akoma më mirë procesin zgjedhor”, tha Admir Shabani zëdhënës i KSHZ-së.
Në kuadër të ndrshimeve në Kodin Zgjedhor, përveç tjerash flitet edhe për ndryshimin e modelit zgjdhhor, që do të parashikonte eventualisht një njësi zgjedhore vendosjen e votimit elektronik, si dhe ndryshime në stategjinë e përpunimit dhe azhurimit të Listës Zgjedhore, thotë Shabani, gjë e cila do të ulte dukshëm shpenzimet sa i përket organizimit të një cikli zgjedhor.
“Duke marrë parasyshë qëllimet e KSHZ-së, që secili votues i cili i plotëson kushtet të jetë në listën zgjedhore, atëherë detyrimisht duhet që edhe metodologjia e përditësimit dhe udhëheqjessë listës zgjedhore të pësojë ndryshime konkrete. Shkaku i Metodologjisë së tanishme na paraqiten situata disa qytetarë të mbetën jashtë listës zgjedhore”, tha Shabani.
Sipaszëdhënësittë KSHZ-së, AdmirShabani, Këtondryshime, shtonShabani, do telehtësojnëpunëndheorganizimine zgjedhjevetëardhshmetë KSHZ-së. Meqë vitin e ardhshëm duhet të mbahen zgjedhjet e regullta parlamentare, KSHZ vazhdon me aktivitetet e saja zgjedhore edhe për këto zgjedhje.
REXHEP QAMILI
