Maqedoni

Kuvend, inaugurohet Stevo Pendarovski, Pendarovski: Do të jem president i të gjithëve

12.05.2019 16:01

Në Kuvend u bë inaugurimi i presidentit të pestë të vendit Stevo Pendarovski i cili fitoj shumicën e votave më 5 maj....

Ai u betua për besnikëri ndaj Kushtetutës dhe premtoi se detyrën do ta ushtrojë në mënyrë të ndërgjegjshme dhe me përgjegjësi për të mirën e popullit. Tha se do të kujdeset për marrëdhëniet e mira ndëretnike, për gjitha organet e shtetit që të punojnë me drejtësi, dhe se do të jetë president i të gjithëve pa dallim fejen, kombin dhe përcaktim pollitik.
 
“Do të jem president i të gjithë qytetarëve. Është koha që t’i shërojmë plagët e hapura nga e kaluara jonë e afërt dhe realisht ta fillojmë pajtimin qytetar pasi nuk kemi një atdhe tjetër rezervë të cilin mund ta quajmë shtëpia jonë. Në këtë rrugë duhet të angazhohem plotësisht, duke mos mbajtur llogari për rejtingun tim politik. Të gjithë njerëzit qëllim mirë, politikanë dhe parti që do të zgjedhin rrugën e njëjtë do ta kenë mbështetjen time”, tha Stevo Pendarovski, president i RVM-së.
 
Kreu i shtetit theksoi rendësinë e vazhdimit të kultivimit të marrëdhënieve të mira fëqinjësore, për bashkëpunim me opizitën, luftën kundër ndasive në shoqeri, dhe do të angazhohet për anëtarësimin e plotë të vendit në BE dhe NATO, duke pasur vëmendje të jashtëzakonshme me përcaktimin e personave udhëheqës në Armatën e Maqedonisë së Veriut në bazë të merritave profesionale.
 
“Dëshiroj që të gjitha promovimet në strukturat e Armatës së Maqedonisë së Veriut të jenë në pajtim me ligjit dhe referensat profesionale të kandidatëve, ndërsa përcaktimi i personave në pozitat më të larta të ARM-së  do të bëhen në bashkëpunim me Qeverinë, Kuvendin dhe opozitën. Reforma e shërbimeve  duhet të udhëhiqet në bazë të modelit të konstutuimit të agjencisë ATO-së për të cilën egzistonte konsesus mes pushtetit dhe opozitës”, tha Pendarovski.
 
Presidenti Pendarovski gjithshtu tha se nuk duhet të ketë tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit, theksoi nevojën për ngritjen e ekonomisë së vendit dhe parandalimit të ikjes së të rinjve nga vendi, ndërsa paralajmëroi mbështetje maksimale për sektorin civil dhe mediat.
 
Pendarovski Betimin solemn e dha para përfaqësuesve të lartë ndërkombëtare, të bashkësive fetare, ndërsa inaugurimin poashtu e ndoqën në Shkup edhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, i Kosovës Hashim Thaçi, i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i Bullgarisë Rumen Radev, ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Malit të Zi dhe zyrtar të tjerë të jashtëm nga Turqia, Sllovenia dhe Polonia. Ndërkohë në inaugurimin e presidentit Pendarovski Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar me Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin. Meta e ka falënderuar Xhaferin për rolin kyç të shqiptarëve për garantimin e proceseve integruese të Maqedonisë së Veriut.
 
Pas inaugurimit në Kuvend në villën Vodno në mënyrë sollemne u realizua edhe pranim-dorëzimi i funksionit mes presidentit të ri Stevo Pendarovski dhe Gjorgje Ivanov.
 
REXHEP QAMILI