Maqedoni
VMRO DPMNE: President me kredi dhe hipotekë politike; LSDM: Presidenti do ti nënshkruaj ligjet e bllokuara
12.05.2019 16:31
VMRO DPMNE pas inagurimit të presidentit të ri të shtetit Stevo Pendarovskit....

VMRO DPMNE pas inagurimit të presidentit të ri të shtetit Stevo Pendarovskit tha se vendi ka fittuar kryetar me kredi dhe hipotekë politike. Sipas VMRO DPMNE-së mos prezenca e kryeminsitrit është për të dyshuar dhe habitur.
"Ai mori kredi nga politikanë dhe parti që e përkrahën dhe ai duhet ta kthejë atë. Ai do ti dëshpërojë qytetarët që ia kanë dhënë votën. Por pushteti absolut sjellë edhe përgjegjësi dhe korrupsion më të lartë. Sipas meje është e çuditshme që kryeministri të mos jetë i pranishëm në inaugurimin e presidentit, kur nuk ka as shkaqe shëndetësore që e ndalojnë. Kjo është situatë e çuditshme", tha Antonio Milloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Ndryshe nga opozita deutetja e lsdm-së Frosina Remenski tha se si asnjëher më parë në frymë demokratike u zgjodh presidenti I ri dhe këtë e kanë vërtetuar gjitha vlersimet e organizatave ndërkombëtare.
"Prej tij presim ti nënshkruajë ligjet e bllokuara që janë me rëndësi për qytetarët. Ai duhet të jetë korrigjues i pushtetit. Regjimi është mposhtur. Mbaroi një kapitull i hidhur në të cilin dominonte heshtja dhe kishte mbështetje të kriminelëve. Me emërimin e Pendarovskit vazhdojmë përpara. Pendarovski duhet ti bashkojë qytetarët", tha Frosina Remenski, deputete e LSDM-së.
Partneri shqiptar i koalicionit qeveritar BDI, i cili mbështeti kandidaturën e presidentit Pendarovsit vlerësoi edhe një here se pa ndihmën e BDI-së nuk do ishte e mundshme fitorja e tij.
"Bdi me kënaqësi të madhe e konstaton fitoren e kandidatit të përbashkët konsensual Stevo Pendarovskit. Urojmë që në detyrën e re të jep kontributin e madh mes pajtimit që duhe të arrijë mes qytetarëve , partive politike liderëve mes gjithë kontribuesve të skenës politike në RMV", tha Artan Grubi, deputet i BDI-së.
Për deputetin Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa vendi tani duhet të përqëndrohet në rrugën euroatlantike.
"Institucionet tani më duke përfshirë edhe presidentin edhe qeverinë nuk kanë më arsyetime. Vendi duhet të drejtohet në rrugën e reformave në rrugën euroatlantike. Gjithëa këto premtime që I kanë prashturuar para qytetarve duhet të përmbushen", tha Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa.
Për mos praninë e kryeminsitrit Zoran Zaev deputetja Remenski nuk deshi të komentojë. Ajo kërkoi që të thirremi në deklaratën e kryeministrit i cili ka thënë se mungesa e tij është e arsyeshme. Remenski potencoi se nuk e kanë ftuar mickovskin në inagurim pasi kanë ndjekur vetëm rregullat e protokollit.
REJHANE BUSHI METAJ
