Maqedoni
Takohen Dimitrov– Katrugallos, vazhdimi i bashkëpunimit mes dy vendeve
12.05.2019 18:00
Ministri I punëve të jashtme Nikolla Dimitrov dhe ai i Greqis Xhorxh Katrugallos...

Ministri I punëve të jashtme Nikolla Dimitrov dhe ai i Greqis Xhorxh Katrugallos e konfirmuan gatishmërinë për vazhdim të dinamikës pozitive në të cilën po zhvillohen marrëdhëniet dhe bashkëpunimi me dy vendeve. Ata gjatë takimit vlersuan takimet në nivel më të lartë si atë të kryeministrit grek, Aleksis Cipras në Shkup, reflektojnë dëshirën për ndërtim të marrëdhënieve të bazuara në besim dhe partneritet të ndërsjelltë thuhet në kumtesën e mpj.
Dy minisstrat biseduan edhe për bashkëpunimin ekonomik, me theks të posaçëm në ndërlidhjen infrastrukturore, me çka lehtësohet komunikimi i përgjithshëm i qytetarëve dhe subjekteve afariste, përfshirë edhe dy vendkalimet e reja kufitare për të cilat është arritur marrëveshje.
Ministri Nikolla Dimitrov edhe njëherë u falënderua për mbështetjen greke për anëtarësimin e shtetit tonë në NATO dhe BE .Ai e theksoi kënaqësinë nga tempoja e ratifikimit të protokollit inkuadrues në vendet-anëtare të Aleancës dhe i transmetoi edhe pritjet se arritjet reformuese dhe të mira fqinjësore të Maqedonisë së Veriut do të marrin vlerësim adekuat edhe nga Bashkimi Evropian: “Ajo do të jetë porosi e jashtëzakonshme për mbarë rajonin: rruga drejt BE-së është e mundur dhe varet nga rezultatet e arritura”.
REJHANE BUSHI METAJ
