Kulturë

Festivali i 35 i Kamerës “Vëllezërit Manaki”

02.09.2014 16:03

Nga data 13 deri më 19 shtatorë, në Manastir do të mbahet edicioni i 35 i Festivalit Ndërkombëtar të Kamerës Televizive “Vëllezërit Manaki”...

Ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Mileska, tha se ky vit jubilar i Festivalit do të shënojë edhe suksesin dhe rezultatin e punës së madhe artistike të viteve të fundit, pikërisht në Festivalin e Kamerës që mbahet në Manastir, që për nga karakteri është më unik në botë.
 
“Festivali “Vëllezërit Manaki” është një nga Festivalet reale që e vlerëson estetikën e kamerës, si pjesë e pandashme e kinematografisë botërore. Gjatë viteve, ky Festival bëri shumë miq të vërtetë nga të gjithë anët e botës dhe lirisht mund të themi se ky Festival ka një reputacion jashtëzakonisht të lartë nëpër botë”- deklaroi ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Mileska.
 
Në Festivalin Ndërkombëtar të Kamerës Televizive “Vëllezërit Manaki”, këtë vit do të ketë 76 projekte filmike të zhanreve të ndryshme. Pritet të marrin pjesë edhe dy fitues të çmimit “ Oskar”.
 
MEMEDALI JUSUFI