Maqedoni
Parashikimi i motit
13.05.2019 09:03
Moti i vranët dhe me shi do të vazhdojë edhe sot....

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me erë të fortë nga pjesa juglindore e vendit dhe reshje të shiut në rajonin e Povardarisë dhe Pellagonisë. Do të fryjë erë mesatare, kryesish nga drejtimi juglindor. Gjatë pasdites pritet që reshjet e shiut pothuajse në të gjithë vendin, kryesisht në zonat qëndrore dhe jugore.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga pesë deri më 13 gradë celsius, ndërsa temperaturat ditore do të lëvizin nga 17 deri më 25 gradë celsius.
Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm. Pasdite do të ketë mundësi për reshje të shiut. Temperaturat do të lëvizin nga 10 deri më 24 gradë celsius.
