Botë
Mblidhen ministrat e jashtëm të BE-së, flasin edhe për Samitin e mbajtur në Tiranë
13.05.2019 11:00
Ministrat e jashtëm të BE-së do të takohen nesër në Bruksel, për të diskutuar lidhur mbi çështjet.....

Ministrat e jashtëm të BE-së do të takohen nesër në Bruksel, për të diskutuar lidhur mbi çështjet aktuale në skenën ndërkombëtare, duke përfshirë takimin e fundit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë. Në mbledhjen e Këshillit, të kryesuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme, Federica Mogerini, do të merret në konsideratë situata në Venezuelë.
“Ministrat pritet të flasin edhe për takimin e fundit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë”,- thuhet në faqen e internetit të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së.
Ministrat do të diskutojnë për Libinë, veçanërisht mbi zhvillimet e fundit në vend dhe hapat e mundshëm të ndërmarrë nga BE, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
