Botë
Bisedimet ShBA - Kinë ende të bllokuara, Trump: Jemi aty ku duam të jemi
13.05.2019 11:24
Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se Shtetet e Bashkuara janë “pikërisht aty ku duan të jenë në raport me Kinën”....
Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se Shtetet e Bashkuara janë “pikërisht aty ku duan të jenë në raport me Kinën”, teksa të dyja palët vazhdojnë të jenë të bllokuara në konfliktin tregtar. SHBA-ja ka rritur më shumë se dyfish tarifat në mallrat kineze në vlerë të 200 miliardë dollarëve ditën e premte, duke përshkallëzuar luftën tregtare në mes të të dyja shteteve.
Më herët, këshilltari për ekonomi i Trumpit, Larry Kudlow, u shpreh se “të dyja palët do të vuajnë” nga konflikti tregtar. Por, Trump uli tonet duke folur për ndikimin që mund të ketë rritja e tarifave në SHBA. Pas kësaj mase, Kina ka premtuar se do të hakmerret, mirëpo ende nuk ka marrë ndonjë vendim. Tarifat e larta do të paguhen nga kompanitë amerikane që importojnë mallra nga Kina.
