Botë
Pakistan, sulmohet hoteli me pesë yje, 5 të vrarë
13.05.2019 11:51
Tre persona të armatosur kanë sulmuar një hotel me pesë yje në provincën pakistaneze Balochistan, duke vrarë të paktën një person, thonë zyrtarët....

Sulmi kishte në shënjestër hotelin “Zaver Pearl-Continental” në portin strategjik të Gadarit, pjesë e një projekti kinez shumë miliardë dollarësh. Një zëdhënës i hotelit tha se brenda nuk kishte klientë dhe ishin vetëm pak anëtarë të stafit për shkak të Ramazanit.
Ushtria separatiste e Balochistanit, Liberation, mori përsipër sulmin që synonte investitorët kinezë. Njerëzit e armatosur sulmuan hotelin luksoz, ku zakonisht shkojnë zyrtarë të lartë qeveritarë dhe vizitorë të huaj. Forcat e sigurisë hynë në hotel dhe u përplasën me njerëzit e armatosur.
