Mundësit gati për KB në Uzbekistan
Komiteti olimpik i Maqedonisë, gjatë ditës së sotme ka pritur reprezentacionin e mundjes, me në krye seleksionuesin Lulzim Vrenezi, para nisjes për në kampionatin botëror, I cili prej 8 e deri më 14 shtator, do të mbahet në Tashkent të Uzbekistanit..

Kryetari i komitetit olimpik, Vasil Tupurkovski, u shpreh i kënaqur nga bashkëpunimi me federatën e mundjes, të cilës I mundësoi përgatitje 20 ditëshe në Samokov të Bullgarisë.
Në të njejtat, Jasin Rexhallari, Boban Danov dhe Dejan Mitrov, të cilët do të përfaqësojnë vendin tonë në këtë kampionat botëror, zhvilluan përgatitje cilësore, nga të cilat është I kënaqur edhe seleksionuesi Lulzim Vrenezi.
“Faza e tretë e përgatitjeve që u mbajt në kampin e njohur të Bullgarisë, Samokov. Gjëja kryesore është që nuk kishim asnjë lëndim, ndërsa mundësit ndjehen shumë mirë. Do të jetë kjo një përvojë shumë e mirë për Jasin Rexhallarin dhe Boban Danovin, të cilët do të debutojnë në kampionatet botërore. Mitrovi ishte I dëmtuar një kohë të gjatë, por tani edhe me ate gjithçka është në rregull. Pritjet e mia janë që njëri prej tre mundësave tanë, të plasohet në tetëshen e më të mirëve në botë”, është shprehur seleksionuesi Vrenezi.
Ekspedita e Maqedonisë, në të cilën pos seleksionuesit dhe mundësave, do të janë edhe nënkryetari i Federatës Betim Vrenezi dhe Trajçe Dimkov, kryetar i komisionit profesional pranë Federatës, për në Tashkent do të niset të premten, ku do të udhëtojë përmes Sofjes. (Mustafa Ademi, TVM2)
