Maqedoni
Fati i përgjimeve dhe lëndëve të PPS-së. Pushteti nuk pranon amnisti, opozita nuk heq dorë
13.05.2019 17:40
Ministria e Drejtësisë pret sinjale nga VMRO-DPMNE-ja për ndryshimin e qëndrimit dhe, siç thonë, tërheqjen e kërkesës...

Ministria e Drejtësisë pret sinjale nga VMRO-DPMNE-ja për ndryshimin e qëndrimit dhe, siç thonë, tërheqjen e kërkesës së tyre për amnisti përmes dispozitave ligjore, që të mund të arrihet pajtueshmëri për miratimin e pr/ligjit për Prokurori Publike, me të cilin rregullohet statusi i ardhshëm i Prokurorisë Speciale.
Nga Ministria e Drejtësisë thonë se takime të radhës nuk do të caktohet derisa opozita nuk heq dorë nga kërkesa për amnisti.
Mirëpo, VMRO-DPMNE thotë se nuk bëhet fjalë për amnisti, por se ashtu e parasheh Ligji në fuqi për Prokurorinë Speciale.
“Nuk bëhet fjalë për atë nëse duhet të heq dorë nga ndonjë kërkesë, por këtë e parasheh ligji. Sa i përket amnistisë, opinioni është i vetëdijshëm se amnistia e vetme në të cilën kujtohen është amnistia selektive për nevojat e pushtetit, për projekt ndryshimin e kushtetutës me qëllim ndryshimin e emrit kushtetues. Shpresojmë se ministrja Deskoska kupton se suksesi i këtij projekti në masë të madhe varet nga kapacitetet e saj menaxhuese, por edhe nga vullneti politik i pushtetit”,- deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski.
Stoilkovski nuk sqaroi nëse VMRO-DPMNE njëkohësisht zhvillon bisedime edhe grupin e 8 deputetëve të pavarur të VMRO-DPMNE-së rreth kësaj çështje.
Sipas tij, me rëndësi është që ka grupe punuese mes pushtetit, përkatësisht Ministrisë së Drejtësisë dhe VMRO-DPMNE-së dhe bisedimet kryesore zhvillohen atje.
Opozita e kryesuar nga VMRO-DPMNE konsideron se projekt/ligji keqpërdoret vetëm për të gjetur arsyetim për mosmarrjen e datës për fillimin e negociatave me BE-në.
Takimi i fundit i grupit punues u zhvillua ditën e premte pa asnjë rezultat. Deskoska tha se nuk do të pranojë kërkesën e VMRO-DPMNE-së për amnisti, përmes dispozitave ligjore të projekt ligjit për Prokurorinë Publike.
SHPËTIM NUREDINI
