Maqedoni

Qeveria dhe IOM nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

13.05.2019 18:09

Qeveria e Maqedonisë së Veriut nënshkroi memorandum për bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migrime IOM...

Memorandumi u nënshkrua në shënimin e 20 vjetorit të punës së Organizatës Ndërkombëtare për Migrim në vend nga ministri pa resor përgjegjës për Diasporën, Edmond Ademi, dhe drejtori rajonal i organizatës ndërkombëtare, Argentina Sabodash.

Me këtë marrëveshje thellohet bashkëpunimi nga sfera e diasporës, i cili do të përfshijë mbështetje këshilluese për zhvillim të politikave strategjike për diasporën.

Ministri Ademi me këtë rast theksoi se Qeveria dhe ai si ministër i angazhuar për diasporën punojnë fuqishëm për zhvillimin e politikave dhe realizimin e masave dhe aktiviteteve në drejtim të angazhimit të diasporës.

“Për ne diaspora është pjesë përbërëse e vendit. Qeveria te IOM sheh partner të fuqishëm në fushën e migrimit dhe diasporës. Sot, këtë partneritet me këtë akt edhe po e zyrtarizojmë”,- theksoi ministri Ademi.