Botë

Tiranë, opozita në protesta

13.05.2019 18:41

Opozita në Shqipëri sërish sonte ka thirrur protesta me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit, Edi Rama...

Protesta e para dy ditëve ishte e dhunshme dhe për pasojë 16 policë mbetën të lënduar. Po ashtu  dhjetëra protestues u arrestuan.

Në një reagim të fundit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka dënuar sërish aktet e dhunshme të shfaqura gjatë protestës së opozitës më 11 maj dhe u ka kërkuar liderëve opozitarë, Bashës e Kryemadhit, që të dënojnë aktet e dhunës.