Botë

Argjentinë, vritet një deputet para ndërtesës së Kongresit

13.05.2019 19:50

Deputeti argjentinas, Hektor Olivares, u qëllua për vdekje në sheshin para ndërtesës së Kongresit, në Buenos Aires...

Siç njoftuan nga partia e tij deputeti u qëllua nga persona brenda një veture të parkuar, ndërsa ecte pranë Kongresit me zyrtarin tjetër argjentinas, Miguel Yadon, i cili gjithashtu u qëllua dhe vdiq në vendngjarje. 

“Të gjithë ata që janë të përfshirë në sulmin ndaj deputetit Olivares dhe Miguel Yadon janë arrestuar një ditë pas kryerjes së krimit, falë punës mbresëlënëse të forcave tona të armatosura”, tha të premten presidenti argjentinas Mauricio Macri.

Agjencia shtetërore e lajmeve Telam, noftoi se gjashtë vetë u arrestuan menjëherë pas sulmit.

Ministrja për Sigurinë, Patricia Bullrich tha se Yadon ishte objektivi i sulmit.

“Një klan mafioz … vrau një person mbi çështjet e një natyre personale”, tha ajo.