Maqedoni
Edhe 4 të infektuar nga “Verdhëza”
02.09.2014 16:39
Në qytetin e Shkupit janë paraqitur edhe 4 raste të reja të prekur nga “Verdhëza”...

Personat janë nga Komunat e ndryshme të kryeqendrës, ndërsa numri i të prekurve arrin gjithsej në 98 persona, të cilët janë të moshave të ndryshme.
“Në 24 orët e fundit kemi 4 raste të reja nga sëmundja e “Verdhëzës”, ku një pacient është në kontakt me një të sëmurë më parë, përndryshe prej 4 rasteve të reja dy janë fëmijë të moshës 10 vjeçare, një person është në moshën 31 vjeçare dhe personi tjetër është më i moshuar, mbi 50 vjet. Të sëmurit janë nga Komuna të ndryshme, si prej Shuto Orizares, Qendrës, Kisella Vodës”- deklaroi mjekja Biljana Danillovska.
Njëherit, nga Qendra e Shëndetin Publik bëjnë të ditur se janë marrë të gjitha masat për të parandaluar përhapjen e sëmundjes nëpër shkolla dhe çerdhe.
Inspektorati Sanitar vazhdimisht është në teren për kontrollimin dhe zbatimin e masave nëpër shkolla, siç janë sigurimi i sapunëve të lëngshëm, dezinfektimi i dyerve të hyrjes dhe larja e duarve, që të mos përhapet “Verdhëza” te nxënësit.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
