Maqedoni
Parashikimi i motit
14.05.2019 09:05
Reshjet e shiut tashmë kanë filluar nga mëngjesi.....

Në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje të mëdha, të cilat lokalisht do të jenë në formë të motit të ligë, me bubullima, erë të përforcuar dhe kushte për paraqitje të breshrit
Meteorologët parashikojnë që temperaturat minimale për sot të lëvizin nga 7 deri në 9 gradë celsius, ndërsa ato maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 12 deri në 19 gradë celsius.
Në Shkup, mot kryesisht me vranësira dhe me reshje të shiut, ndërsa temperatura do të rritet deri 19 gradë.
Moti jostabil do të kemi deri të premten, në disa vende me reshje të shiut prej 50 deri 60 litra në metër katror. Përmirësim të motit më të ngrohtë dhe me diell meteorologët paralajmërojnë për fundjavë.
