Maqedoni

Greqi, shqyrtohen ligjet që kanë të bëjnë me RMV-në

14.05.2019 11:01

Komisioni për siguri nacionale dhe çështje të jashtme në Parlamentin grek, sot do të mbajë mbledhje....

Komisioni për siguri nacionale dhe çështje të jashtme në Parlamentin grek, sot do të mbajë mbledhje, në të cilën do t’i shqyrtojë projekt ligjet e parashtruara nga Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë për hapjen e vendkalimeve të reja kufitare afër Majdenit dhe “Markova noga”, si dhe për ngritjen e Zyrës për lidhje në Shkup, në nivel të ambasadave dhe të Zyrës për punë konsulare, ekonomike dhe tregtare në Manastir në nivel të Konsullatës së përgjithshme.
 
Projekt ligjet dalin nga marrëveshjet e nënshkruara në Shkup në mars dhe prill të këtij viti, ndërkaq raportues në Komision janë deputetët, Jorgors Ximanis, nga SYRIZA dhe Jorgos Kumucakos nga Demokracia e Re. Pasi që projekt ligjet të marrin dritë të gjelbër nga Komisioni kompetent për mbrojtje nacionale dhe punë të jashtme në Parlamentin grek, më pas do të dërgohen për ratifikim në mbledhje plenare në Parlament.
 
Projekt ligjet e parashtruara në Parlamentin grek, të cilat janë akte të posaçme, i përfshijnë marrëveshjet e arritura në Shkup, njëra më 8 mars 2019, tjetra më 2 prill 2019, që janë nënshkruar nga ministrat e: punëve të jashtme, mbrojtjes civile, financave, transportit dhe lidhjeve, dhe ministrja alternative e punë të jashtme.