Maqedoni

Xhaferi për vizitë në Austri, takoi kryetarin e Këshillit Nacional, Sobotka

14.05.2019 11:26

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ndodhet për vizitë në Austri, ku ka takuar kryetarin e Këshillit Nacional të Austrisë, Volfgang Sobotka....

Kryetari Sobotka e përshëndeti nënshkrimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Prespës dhe theksoi se, kjo paraqet shembull për të gjitha shtetet në Evropë se si nëpërmjet dialogut zgjidhen mosmarrëveshjet. Ai shprehu optimizëm se përpjekjet e vazhdueshme për zbatimin e reformave të institucioneve në Republikën e Maqedonisë së Veriut në fushat kryesore do të njihen dhe se vendet anëtare të BE-së do të marrin vendim për hapjen e negociatave për aderim në qershor të këtij viti.
 
Spikeri Sobotka më tutje siguroi se pala austriake do të bëjë çmos që t’i bindë vendet që janë skeptike se ndarja e datës për Republikën e Maqedonisë së Veriut është e domosdoshme. Kryeparlamentari Xhaferi e nënvizoi përcaktimin e përbashkët të partive qeveritare dhe opozitare për mbështetjen e qëllimit strategjik për aderim në BE dhe për anëtarësim në NATO.