Botë
Tiranë, opozita në protesta
14.05.2019 11:52
Protesta e mbrëmshme e opozitës në Shqipëri përfundoi pa incidente të theksuara....

Protesta e mbrëmshme e opozitës në Shqipëri përfundoi pa incidente të theksuara, megjithse nuk munguan fishekzjarret dhe hedhja e gurëve ndaj institucioneve. Protesta u përmbyll para selisë së PD-së pa u caktuar një datë për protestë të ardhëshme të opozitës e cila po kërkon largimin e kryeminsitrit Rama.
Ndërsa 50 personat e arrestuar për protestën e thirrur nga opozita më 11 maj janë dërguar në Gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë. Protestuesit e arrestuar akuzohen për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”. Policia ka marrë masa për ruajtjen e ambienteve të gjykatës dhe shmangien e incidenteve.
