Botë
Siri, vritet një kosovar 23 vjeçar
14.05.2019 12:45
Vritet në Siri shtetasi kosovar Rron Emini.....

Vdekjen e tij e ka konfirmuar ministri i drejtësisë i Kosovës, Abelard Tahiri, i cili ka thënë se Emini ishte pjesë e grupit Al-Nusra. Prishtinasi 23-vjeçar kishte shkuar në Siri në vitin 2016.
Sipas të dhënave zyrtare, mbi 90 kosovarë kanë humbur jetën në luftërat në Siri dhe Irak. Gjatë muajit të kaluar, autoritetet kosovare kanë kthyer 110 kosovarë që ishin në zonat e konfliktit në Siri - prej tyre: 32 gra, 74 fëmijë dhe 4 luftëtarë. Dhjetëra të tjerë vazhdojnë të mbesin në territorin e Sirisë dhe ende nuk dihet se kur mund të kthehen. Lufta civile në Siri ka nisur në vitin 2011, si kryengritje ndaj regjimit të presidentit, Bashar al-Assad.
