Kulturë
Eurovizion 2019 - gjysmë finalja e parë, në 21:00 live në TVM 2
14.05.2019 13:00
Sonte në Tel Aviv të Izraelit mbahet nata e parë e Eurovizionit, eventit më të madh të këngës europiane....

Sonte në Tel Aviv të Izraelit mbahet nata e parë e Eurovizionit, eventit më të madh të këngës europiane që vjen për ju si gjithmonë drejtpërdrejt në ekranin e Servisit Publik në orën 21.00.
17 artistët e parë ngjiten sonte në skenë me shpresën për të fituar votat e mjaftueshme për finalen e së shtunës. Shqipëria që përfaqësohet nga Jonida Maliqi dhe Maqedonia e Veriut me këngën “Proud” të Tamara Todevskës, ngjiten në skenë të enjten. Dhe atëherë të gjithë shikuesit e televizionit kombëtar do të mund të votojnë për të preferuarin e tyre, e padyshim shpresojmë në votat tuaja për ta dërguan këngën “Ktheju tokës” në finale.
