Maqedoni

Xhaferi: Data për RMV-në, motivim për të gjithë Ballkanin; Sobotka: Optimist se BE do të njohë reformat e ndërmarra

14.05.2019 15:39

Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, nga Austria, ku po qëndron në vizitë zyrtare....

Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, nga Austria, ku po qëndron në vizitë zyrtare, nënvizoi përcaktimin e përbashkët të partive qeveritare dhe opozitare për mbështetjen e qëllimit strategjik për aderim në BE dhe për anëtarësim në NATO. Nikoqiri i tij, kryetari i Këshillit Nacional të Austrisë, Volfgang Sobotka, përshëndeti nënshkrimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Prespës dhe theksoi se, ajo paraqet shembull për të gjitha shtetet në rajon dhe më gjerë, se si mosmarrëveshjet mund të zgjidhen nëpërmjet dialogut. 
 
“Po punohet në ratifikimin e protokollit për aderin në NATO, në parlamentet kombëtare të vendeve anëtare dhe sa i përket BE-së, të inkurajuar nga mirënjohja e Këshillit Evropain për hapat e ndërmarrë dhe me shpresë se do shihet edhe përparimi në reforma lidhur me BE-në.  Shpresojmë se në qershor do të hapen negociatat me BE-në dhe kjo do jetë motiv shtesë për konsulidimin e demokracisë dhe sundimin e së drejtës, kjo njëkohësisht do të dërgojë mesazh pozitiv deri te të gjitha vendet nga Ballkani Perëndimor që synojnë të bëhen pjesë e familjes evropiane se po përparojnë në kahjen e duhur e cila do të sjell paqe, stabilitet dhe mirëqenie për tërë rajonin”,- tha kryeparlamentari i RMV-së, Talat Xhaferi.
 
“Jam optimist se përpjekjet e vazhdueshme për zbatimin e reformave të institucioneve në Republikën e Maqedonisë së Veriut në fushat kryesore do të njihen dhe se vendet anëtare të BE-së do të marrin vendim për hapjen e negociatave për aderim në qershor të këtij viti”,- tha kryetari i Këshillit Nacional të Austrisë, Volfgang Sobotka.
 
Sobotka siguroi se Austria do të bëjë çmos që t’i bindë vendet ende skeptike, se ndarja e datës për Republikën e Maqedonisë së Veriut është e domosdoshme.
 
FLUTURA LATIFI