Tenis

Pa probleme për Xhokoviçin dhe Uiliamsin, eliminohen Raoniç dhe Bushar

02.09.2014 17:16

Për dallim nga mastersat në Toronto dhe Sinsinati, Novak Xhokoviç, në gren slemin e fundit të vitit është duke luajtur në nivel shumë më të lartë...

Tenisti më I mirë në botë, pa vështirsi të mëdha arriti të plasohet edhe në çerekfinale, duke e mundur gjermanin Filip Kollshrajber, me 3-0 në sete, 6:1, 7:5 dhe 6:4.
 
Bartësi I parë, për plasman në katërshen e parë, do të duhet të takohet me njërin prej rivalëve më të mëdhenj, Endi Marej. Skocezi, pas mungesës shkaku I dëmtimit kohëve të fundit, dalëngadalë po kthehet në formën e duhet, me ç`rast në raundin e katërt, me 7:5, 7:5 dhe 6:4, eliminoi francezin Conga.
 
Dyshen tjetër çerekfinale, e përbëjnë Stanisllas Vavrinka dhe Kej Nishikori. Japonezi, përgatiti befasinë e ditës, duke eliminuar favoritin e pestë, Milosh Raoniç, ndërsa Vavrinka, në katër sete ishte më I sukses`shëm se Tomi Robredo.
 
Ndërkohë te femrat, janë kompletuar palët çerekfinale, me ç`rast në mesin e tetë tenisteve më të mira janë plasuar edhe Uiliams, Peneta, Makarova dhe Azarenka. Favoritja e parë, Serena Uiliams, vazhdon pa set të humbur, pasi eliminoi edhe Kaia Kanepin nga Estonia.
 
Amerikanja, në çerekfinale do të takohet me Flavia Penetan, e cila njëashtu në dy sete eliminoi Kejsi Dellakuan nga Australia.
 
Dyshen tjetër çerekfinale e përbëjnë Makarova dhe Azarenka, të cilat në raundin e katërt arritën të mposhtin kanadezen Ezheni Bushar dhe Aleksandra Kruniçin nga Sërbia.
 
MUSTAFA ADEMI