Maqedoni
Çmimet e derivateve, Angjushev: Liberalizim i tregut, por duke mbrojtur qytetarët
14.05.2019 17:14
Edhe pse metodologjia e vjetër e KRRE-së për përllogaritjen e çmimeve të naftës nuk vlen më...

Edhe pse metodologjia e vjetër e KRRE-së për përllogaritjen e çmimeve të naftës nuk vlen më, çmimet në pompat e benzinës nuk pësuan rritje siç frikësohej opinioni.
Tregtarët vendosën që çmimi i benzinës të lirohet për 1 denarë, ndërkohë që dizeli të shtrenjtohet për gjysmë denari.
Zëvendëskryeministri Angjushev thekson se liberalizimi i tregut është po aq i rëndësishëm sa kujdesi ndaj qytetarëve.
Nga KRRE nuk presin që shitësit t’i hyjnë aventurës së ngritjes së çmimeve në këtë vakum ligjor deri në hyrjen në fuqi të metodologjisë së re.
“Nga ajo që unë kam informacion nga KRRE, thonë se çmimet që janë caktuar në pompat e benzinës sot do të ishin të ngjashme dhe me çmimet e reja nëse KRRE do të vendoste sipas metodologjisë së deritanishme. Mund të them se tregtarët kanë bërë qasje të duhur ndaj tregut dhe nuk i rritën çmimet, edhe pse tregu është liberal dhe çmimet mund të rriten, por fatmirësisht tregtarët nuk e bënë një gjë të tillë. Në një pikë të ligjit për energjetikë që e kemi sjellë është mundësimi i tregut liberal, konkurrenca, ku shteti nuk do të përzihet në çmime, por do të caktojmë çmim tavan, me qëllim që të ketë konkurrencë, por gjithashtu për t’i mbrojtur qytetarët nga një monopol i mundshëm”,- deklaroi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.
GAZMEND REXHEPI
