Vaksinimi i fëmijëve, Filipçe: I detyrueshëm, nuk guxojmë të rrezikojmë
14.05.2019 18:02
Qeveria pritet të vendosë sonte se si do të veprohet me regjistrimin në shkolla....

Qeveria pritet të vendosë sonte se si do të veprohet me regjistrimin në shkolla të fëmijëve të pavaksinuar.
Ministri i shëndetësisë këmbëngul se mospranimi në shkolla i fëmijëve të pavaksinuar do të detyrojë prindërit t’i vaksinojnë të njëjtët, duke i dhënë kështu fund gjendjes momentale me epideminë e fruthit.
“Kur i kemi të gjitha instrumentet në dorë, kur kjo është e paraparë me ligj dhe është e detyrueshme të jepet ky vërtetim për vaksinat, nuk guxojmë të qëndrojmë symbyllur ose të bëjmë lëshime dhe të na ndodhin epidemi të këtilla me raste vdekje”, – deklaroi Filipçe.
