Emigrantët ilegalë, Spasovski: Duhet bashkëpunim i shtuar rajonal

14.05.2019 18:30

Maqedonia e Veriut ende përballet me emigrantët ilegalë....

Maqedonia e Veriut ende përballet me emigrantët ilegalë. Shifrat  tregojnë një numër në rritje të përpjekjeve për kalimin e paligjshëm të kufirit jugor, është rritur edhe numri i emigrantëve të zbuluar.

Shqetësues është fakti se një numër i madh i emigrantëve ilegalë  shfrytëzojnë rrjetet e kontrabandistëve jo vetëm në vendin tonë, por edhe në rajon. Ministri i brendshëm, Oliver Spasovski, thotë gjithsesi se situata është nën kontroll.

“Pavarësisht nga tendenca të tilla, situata e sigurisë në kufijtë shtetërorë në përgjithësi është e favorshme, janë ndërmarrë një numër masash dhe aktivitetesh për të ruajtur një situatë të tillë, por edhe për të trajtuar në mënyrë adekuate fluksin eventual të ardhshëm masiv, është zgjatur vendimi për shpalljen e situatës së krizës në territorin e kufijve shtetërorë jugorë dhe veriorë, e cila mundësojë përdorimin e pandërprerë të burimeve dhe kapaciteteve të nevojshme kombëtare për t’u marrë me sfidën”,- deklaroi ministri i brendshëm, Oliver Spasovski.

Për të parandaluar emigracionin e paligjshëm dhe krimin ndërkufitar, duhen veprime të përbashkëta mes vendeve të rajonit, ligje të reja për të huajt dhe mbrojtje të përkohshme ndërkombëtare me të cilat harmonizohet legjislacioni kombëtar me BE-në, e në të njëjtën kohë largohen boshllëqet ekzistuese dhe dobësitë e identifikuara gjatë  ballafaqimit me valën e emigrantëve.

Kështu u tha në takimin e 72 të Drejtorisë Menaxhuese të Qendrës Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave të Emigracionit (ICMPD), që u mbajt në Ohër. (Sedat Selimi, TVM2)